Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret

0

Pas mbërritjes së 34 zjarrfikësve të Kosovës në Shqipëri për të ndihmuar vendin tonë në luftën me zjarret ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shpreh mirënjohje ndaj Kosovës për ndihmën vëllazërore.

Po ashtu kryedemokrati vlerëson sakrificën e forcave ushtarake dhe civile shqiptare që po punojnë në kushte të vështira.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”, shkruan Basha

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here