Basha nuk ndal akuzat për qeverinë “Rama 1”, por kryeministri Rama …

0

rama

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kanë nisur debatet mbi të në një tjetër seancë plenare, që ka nisur në orën 09:10.

 

Teksa ka marrë fjalën i pari, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë akzua të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, dhe ministrave të kabinetit qeveritar në 4 vitet që lamë pas.
 

Si vendim të parë të kryeministrit Rama, Basha ka kërkuar shkarkimin e Gramoz Ruçit nga posti i kryetarit të Kuvendit, dhe Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Por pavarësisht deklaratave të forta të kryeopozitarit, kryeministri Rama qëndron i qetë në karrigen e tij, dhe gjatë gjithë kohës ka qenë me celular në dorë duke shkëmbyer sms.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here