Basha: Rama po saboton Vettingun!

0

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar të martën Kryeministrin Edi Rama se po saboton procesin më të rëndësishëm në reformimit të drejtësisë, atë të Vettingut.

Edi Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë zbatimin e Vettingut. Me urdhrin e Edi Ramës mazhoranca ka shkurtuar në komision parlamentar me pothuajse 40 përqind, kërkesat e komisioneve të Vettingut.

Edhe sot e dëgjuam Edi Ramën duke e justifikuar këtë si një hap për të mbrojtur paratë e taksapaguesve, por është i njëjti Edi Ramë që e ka zgjidhur qesen dhe paguan më shumë personel në Kryeministri, se paguan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Gjysmën i ka sharës me pagesë”, tha Basha.

Basha akuzoi Ramën se po shpenzon shuma të mëdha parash për ata që ai i quajti “sharës me pagesë”.

Gjysmën i ka sharës me pagesë të opozitës, të mediave, të çdokujt që del kundër praktikave të korruptuara apo vendimeve të qeverisë së tij. Para për sharës me pagesa ka plot. Qindra mijëra euro, miliona lekë të taksapaguesve shqiptarë shkojnë hidhen për të paguar njerëz që nuk u sjellin asnjë shërbim qytetarëve, ndërsa për procesin më të rëndësishëm që është procesi i reformimit të drejtësisë nuk gjen para për të mbështetur me këshilltarë programet e Vettingut.

Basha këtë e quajti “një hap djallëzor të sabotimi i reformës në drejtësi”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here