Basha-Ramës: Mos i jep mend të huajve, por plotëso detyrat e shtëpisë

0

Basha-Ramës: Mos i jep mend të huajve por plotëso detyrat e shtëpisë!

Deklaratën e kryeministrit Rama sot në Samitin e NATO-së që ka mbledhur në Tiranë shefat e ushtrive të vendeve anëtare, për influencën ruse, e ka komentuar me nota ironike lideri demokrat Lulzim Basha.

Në një reagim të tijin, Basha thotë se kryeministri nuk është në kushtet për t’i dhënë mend vendeve të rajonit, pasi sipas tij ka ende shumë për të bërë për ushtrinë shqiptare. 

Reagimi

Përpara se tu japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se c’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria. Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s. Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë sic ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here