“Bashki të Forta”, grante për më shumë shërbime ndaj qytetarëve

0
Projekti “Bashki të Forta” në fazën e dytë do të mbështesë me grante pushtetin lokal, në projekte të ndryshme për të rritur cilësinë e shërbimeve në komunitet.
Në bashkëpunim me qeverinë projekti “Bashki të Forta”, po implementohet në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, teksa ka patur një zbatim të suksesshëm në Pogradec duke dhënë rezultate konkrete në fushat ku fokusohet.
Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli priti në një takim menaxherin e këtij projekti Norbert Pijls, të cilin e informoi mbi zbatueshmërinë e projektit, punën dhe përbërjen e këshillit bashkiak Pogradec, si dhe me përmirësimet që janë bërë në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, orientimin e investimeve mbi nevojat dhe prioritetet e komunitetit dhe dëgjesat publike për të realizuar një buxhet për komunitetin.
Xhakolli shprehu gatishmërinë se bashkëpunimi i ngushtë do të vijojë për të pasur një qeverisje shumë herë më të mirë dhe transparente.
Nga ana e tij Pijls tha se, në fazën e dytë projekti “Bashki të Forta” do të ketë edhe më shumë ndërveprim nëpërmjet granteve që do të ofrohen për pushtetin lokal, mbi projekte të ndryshme për të rritur cilësinë e shërbimeve në komunitet.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here