BE kërkon nga Mianmari të ndalë dhunën mbi muslimanët Rohingya

0

BE kërkon nga Mianmari të ndalë dhunën mbi muslimanët Rohingya

Deputetët e Bashkimit Evropian iu bënë thirrje të enjten forcave të sigurisë në Mianmr, të ndalin dhunën kundër muslimanëve Rohingya, ndërkohë që mijëra pjesëtarë të këtij komuniteti po largohen nga vendi. 

Parlamentarët e BE-së miratuan një rezolutë me të cilën kërkojnë nga Mianmari që “të ndalojë menjëherë vrasjet dhe përdhunimet si dhe shkatërrimin e shtëpive të muslimanëve Rohingya”. 

Ata gjithashtu i kërkuan shtetit të lejoj hyrjen e organizatave humanitare, në mënyrë që të kenë qasje te njerëzit që po ikin nga shtëpitë e tyre. 

Në rezolutë kërkohet nga qeveria e Mianmarit dhe nga udhëheqësja e saj, Aung San Suu Kyi që “të dënojë pa mëdyshje secilën nxitje të urrejtjes racore apo fetare dhe të luftojë diskriminimin shoqëror.” 

Ata rikujtuan se në vitin 1990, Suu Kyi mori çmimin Sakharov të cilin e ndan Parlamenti Evropian për individët ose organizatat të cilat jetën e tyre ia kanë kushtuar luftës për të drejtat dhe liritë e njeriut. 

Zëdhënësi i Fondit Emergjent për Fëmijët pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Christophe Boulierac, ka njoftuar se numri i muslimanëve të Arakanit që kanë ikur në Bangladeshin fqinj nga dhuna në Mianmar që nga 25 gushti e deri më tani ka arritur në afro 400 mijë, ndërsa 220 mijë prej tyre janë fëmijë./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here