Komisioni Evropian ka paraqitur sot një skemë të re të zhvendosjes, që lejon zhvendosjen e 50 000 refugjatëve në Evropë, gjatë dy viteve të ardhshme.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur një fond prej 500 milionë eurosh (590 milionë dollarë), që do të përdoret për të mbështetur shtetet anëtare, të cilat janë të lira të marrin pjesë në mënyrë vullnetare, në skemën e zhvendosjes së refugjatëve.
Skema e zhvendosjes menaxhohet nga zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), i cili përzgjedh refugjatët që kanë një nevojë të vazhdueshme për mbrojtje ndërkombëtare.
Në vitin 2016, përfituesit kryesorë të programeve të zhvendosjes së lehtësuar nga UNHCR-ja , ishin refugjatët nga Siria, Republika Demokratike e Kongos, Iraku dhe Somalia.