BE thirrje Greqisë “të respektojë të drejtën për azil”

0
1

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje Greqisë “të respektojë të drejtën për azil”.

Sipas gazetës The Guardian, komisionerja për Punë të Brendshme e BE-së, Ylva Johansson, ka folur në lidhje me pretendimet se azilkërkuesit të cilët duan ta kalojnë kufirin grek mbahen të burgosur në vende të fshehta pa procese gjyqësore në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Johansson ka thënë se këtë çështje do ta diskutojë me autoritetet gjatë vizitës së saj në Greqi.

“Unë dua të kem më shumë njohuri për qendrat e përkohshme të arrestit si kjo. Natyrisht, mund t’i arrestoni ata që vijnë për një kohë të shkurtër, por jo të ushtroni dhunë”, ka deklaruar Johannson.

Ajo është shprehur se personat në kufijtë e BE-së kanë të drejtë për azil dhe se kjo është e drejtë ndërkombëtare dhe nuk do të pezullohet.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here