Begaj: Kongresi i Manastirit, nga arritjet më të mëdha të historisë kombëtare

0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot 114-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

“114 vjet më parë, Kongresi i Manastirit do të shënonte një nga arritjet më të mëdha të historisë sonë kombëtare, duke njësuar alfabetin e gjuhës shqipe”, u shpreh Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, theksoi Begaj, “sot festojmë Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, duke kujtuar me respektin më të madh të gjithë mendimtarët dhe atdhetarët që dhanë kontributin e tyre në përmbushjen e ëndrrës për të lëvruar e shkruar gjuhën shqipe me një alfabet të përbashkët”.

“Bashkë me alfabetin, ata na dhanë një mesazh kuptimplotë se çdo ndasi mund të tejkalohet, nëse punojmë me zemër e shpirt për kombin shqiptar. Le të urojmë sot njëzëri, ashtu si patriotët shqiptarë 114 vjet më parë: “Rroftë Alfabeti!””, nënvizoi Begaj. /ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here