Bejko kritika ndaj Berishës: E mori në qafë PD-në, lideri më i izoluar pas Enver Hoxhës

0

Anëtari i kryesisë së PD, Roland Bejko ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me lajmin se ish kryeministri Sali Berisha mund të thirret në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Bejko e konsideroi këtë si diçka normale duke shtuar se e gjithë klasa politike duhej të thirrej para drejtësisë. Ndërsa Berishën e përcaktoi si liderin më të izoluar pas Enver Hoxhës, pasi nuk mund të udhëtonte drejt perëndimit për shkak të shpalljes “non-grata”.

“Unë uroj që Berisha të jetë i pafajshëm, por gjithë PD-në po e merr në qafë sepse e ka izoluar pa një projekt të qartë politik, me një ekip tmerrësisht të konsumuar dhe me statusin “non-grata”. Berisha pas Enver Hoxhës është lideri më i izoluar sepse nuk shkon dot në perëndim. Këtë e paralajmëroi edhe vetë ambasadorja Yuri Kim e cila tha nëse do zgjidhni si kryetar një individ që është shpallur “non-grata”, do të hani bar. Konkretisht pjesa e foltores në PD po ha bar sepse nuk është alternativë”, thotë Bejko.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here