Bën sherr me të dashurën dhe e godet me thikë, në pranga shqiptari

0
4

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në S.Giorgio Jonico ku 52-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë të dashurën e tij duke i shkaktuar plagë të rënda pas një konflikti për motive banale.

Policia e San Giorgio Jonico ka arrestuar shtetasin shqiptar i quajtur Gjon Marku për akuzën e “vrasjes në tentativë”.

Mësohet se Marku ishte me arrest shtëpie për prostitucion ndërkohë që një ditë më parë ka goditur me thikë në bark partenren e tij. Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital nga ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Ndërkohë për 52-vjeçarin shqiptar janë hapur dyert e burgut ku nga hetimet pritet të zbullohen edhe shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here