Berat/ Lumi Osum del nga shtrati, 200 familje të përmbytura kërkojnë dëmshpërblim

0
0

Mbi 200 familje në fshatin Moravë të Otllakut në Berat nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim, megjithëse janë përmbytur mbi 3 herë brenda dy vjetësh.

Në fshatin Moravë jeton një komunitet rom që merret kryesisht me bujqësi. Tokat e tyre janë shumë pranë lumit Osum, por kjo i bën të rrezikohen gjithnjë nga përmbytjet për shkak të mungesës së argjinaturës apo kanaleve parësore.

Me dhjetra hektarë tokë janë mbjellë me perimet e stinës apo drithëra, por banorët luten që të mos bjerë shi, pasi e gjithë puna dhe mundi u ikën kot.

Lumi Osum u përmbyt tokat e u prish të mbjellat çdo vit. Shpesh, u rrezikon dhe shtëpitë. Prej vitesh kërkojnë zgjidhje, por në duar u kanë mbetur vetëm letrat e kërkesave pafund.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here