Berisha akuza Ramës: Fitorja juaj është si dasmë pa nuse

0

Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me akuzat e ndaj kryeministrit Rama dhe ministave të tij. 

Berisha ka akuzuar Ramën si kryeministrin më të urryer pas Mehmet Shehut dhe i ka kujtuar se ishte pikërisht filozofia e tij dhe lidhja me krimin që e mbushi vendin me drogë.

Ish-kreu demokrat është ndalur edhe njëherë për akuzat lidhur me përdorimin e drogës nga kryeministri dhe e ka ftuar edhe njëherë të bëjnë testin e drogës.

“Hajde të bëjmë testin e drogës ku të duash, përderisa nuk vjen, kemi problem”- tha Berisha.

Në fjalën e tij Berisha deklaroi se “Fitorja juaj është dasmë pa nuse, është e bazuar mbi krimin, krimi i dobishëm është i mirë, cfarë i duhet një kryeministri krimineli, ai që do të shtrijë pushtetin jashtë ligjit instrumenti më i fuqishëm është krimineli. Në diktaturë ka pasur ligje të këqija, por ata që thyen ligjet ishin xhelatët më të respektuar”.

Berisha vijoio me akuza se vëren fytyrat e këtyre deputevë dhe shkoëve që qëndrojën prapa meje konstatojnë se ka zi në fytyrën e tyre, ka frikë në sy të tyre, konstaton se ka pasiguri të madhe. Edi Rama mbajti një fjalim të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë. Por ai e mbajti të diktuar nga një panik i madh.

“Ai e di mirë, e di mirë cdo deputet se përvec kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit, e burrave dhe grave, e fëmijëve që buron nga shpirti i tyre” tha Berisha.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here