Berisha nuk përjashton kthimin në krye të PD: Kurrë mos thuaj kurrë

0
18

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha gjatë një interviste se nuk përjashton mundesinë e rikthimit të tij në poste drejtuese e madje as drejtimin e PD.

Përballë gazetarit Çim Peka në Syri.net, Berisha u shpreh se ka ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e tij. Ai tha se nuk përjashton më asnjë të drejtë kushtetuese.

Peka: Keni thënë zoti Berisha kurrë më në jetë në funksione drejtuese …

Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never.

Peka: Këtë shprehje e keni përdorur me Ramiz Alinë:

Berisha: E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi unë po ecja në një drejtim, sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia.

Peka: Nuk përjashtoni as drejtimin e PD?

Berisha: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më, kategorikisht.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here