Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH: Normalizohet qarkullimi, devijim vetëm në aksin Dedaj-Razëm

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin, duke sjellë një qetësim të situatës.

Sipas ARRSH-së, për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

“Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, informoi ARRSH.

Po ashtu Autoriteti apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulin shpejtësinë, dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here