Bie lehtë numri i të infektuarve me Covid-19, regjistrohen 288 raste të reja dhe 3 humbje jete

0
120

TIRANË

Ka shënuar rënie të lehtë numri i të infektuarve me koronavirus në vend, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 288 raste të reja infektimi nga 1304 testime të bëra.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, raporton se virusi i rëndë iu ka marrë jetën 3 pacientëve, ndërkohë që janë shëruar 51 të infektuar.

Mesazhi i Manastirliut:

Përditësimi i situatës së #COVID19 për 24 orët e fundit në Shqipëri:
🔴288 të prekur

🟢51 të shëruar
⚫3 humbje jete
⚪280 të shtruar në spitalet COVID
⏬ Mos harroni
#Maskë😷 #Distancë↔️ #Higjienë🧼
#MbroShëndetin

Kujtojmë se që nga muaji mars, kur u regjistrua rasti i parë me koronavirus në vendin tonë, janë konfirmuar 19,445 raste pozitive, prej të cilëve janë shëruar 10,705, ndërsa janë ende aktivë 8260. Ndërkohë, deri më sot kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm 480 të infektuar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here