Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një person në Durrës

0

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike këtë pasdite në Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit bregdetar. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet.

Njoftimi i Policisë
Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here