“Bija ime”, Asu largohet njëherë e mirë nga seriali, ja fjalët e saj të fundit

0
6

Një nga personazhet kryesor të serialit turk “Bija ime” është larguar. Bëhet fjalë për aktoren Selin Sekerci e cila luante rolin e “Asu”, nëna e vogëlushes Ojky.

Në episodin që do transmetohet këtë të hënë në TV Klan, Asu do i japë lamtumirën Ojkyt dhe do largohet përgjithmonë. Asu do largohet pasi mëson sëmundjen e Ojkyt. Kështu vogëlushja do rikthehet sërish tek i ati, Demiri.

Në një postim në rrjete sociale aktorja është shprehur mirënjohëse që ka luajtur në këtë serial.

“Pjesa më e bukur e profesionit tim është që mund të prek shumë histori dhe shumë karaktere. Bija ime më hapi dyert drejt gjërave që nuk i dija dhe më dha prespektivë. Të punoja me ju ishte një eksperiencë e paharrueshme. Sa mirë që luajta rolin e një nëne”, është shprehur Selin Sekerci e cila luante rolin e “Asu”./who

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here