“Bija ime”/ Ojky dhe Demir surprizojnë Xhandanin, ja ç’do ndodhë sot

0
2

Sevgi i kërkon Ugurit të mbeten miq. Babai i Sevgit nxehet kur e gjen atë me Ugurin. Ojky dhe Demir vendosin të përgatisin një darkë surprizë për Xhandanin. Babë e bijë bëjnë pazar dhe gatuajnë bashkë. Xhandan gëzohet nga surpriza e Ojkysë dhe Demirit. Gjatë darkës Ojky dhe Xhandan frikësohen nga një mi që ka hyrë në shtëpi. Tezja e Ojkysë i thotë Xhemalit të bëjë testin e ADN për të mësuar të vërtetën. Xhandan fton Demirin të flenë në një shtrat pasi ka frikë nga miu. Xhandan lavdëron Demirin që kujdeset shumë për Ojkyn. Në mëngjes Xhandan e gjen veten duke fjetur në kraharorin e Demirit. Murat për tu hakmarrë ndaj Demirit kërkon që ai të shlyejë borxhin ndaj spitalit. Demir çon Ojkyn në shkollë dhe bëhet xheloz kur e sheh me Mertxhanin. Ojky sëmuret sërish në shkollë. Xhandan i kërkon Muratit të mos e rëndojë më shumë Demirin duke i kërkuar paratë e kurimit të Ojkysë. Murat nuk e merr parasysh kërkesën e Xhandanit. Doktori mëson veprimin e Muratit dhe vendos të flasë me të për ta bindur./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here