Bixhoz me dashurinë/ Anika bie në kurth, Shivai e shpëton, ja ç’do ndodhë këtë javë

0
2

Anika mendon të pajtohet me Shivain dhe përgatit një tortë për të por gjërat nuk shkojnë siç duhet. Gjyshja i thotë Shivait të çojë Anikën në shtëpi pasi shoferët janë pushim. Shivai dhe Anika grinden rrugës.

Shivai e çon Anikën në shtëpi. Anika shkon të marrë ujë ndërsa Shivai ulet në karrige dhe e pret. Anika vjen dhe habitet kur e sheh të ulur në karrige. Ajo i tregon që Sahil tek kjo karrige ka vënë ngjitës. Shivai çohet dhe i grisen pantallonat.

Gjyshja i kërkon Anikës ta ndihmojë për festën e Xhanmashtamit. Gajatri ka përgatitur një kurth dhe në të bie Anika. Ajo bie në tokë pa ndjenja. Të gjithë tronditen kur gjejnë Anikën. Shivai shpëton Anikën dhe e merr në krahë.

Ai i hedh ujë dhe ajo vjen në vete. Anika nuk mban mend çfarë ka ndodhur. Shivai merr përsipër ta çojë në shtëpi dhe rrugës përpiqet ta falenderojë që shpëtoi të gjithë familjen.

Gajatri dhe Rup bashkohen dhe bëjnë një plan për të shkatërruar Oberoit. Omkara i tregon Shivait për Belan. Ata zbulojnë që Bela quhet Ishana. Omkara takohet me të dhe me nerva e thërret në emrin e saj të vërtetë. Ishana mundohet të shpjegohet.

Omkara dhe Rudra i përgatisin Shivait dhe Anikës një takim pranë pishinës që ata të pajtohen. Ata flasin për dasmën e Shivait dhe Tias. Ish-e dashura e Shivait vjen ta takojë atë dhe i habit të gjithë. Ajo thotë se është arratisur nga dasma e saj./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here