Biznesmeni kundërshton vendimin e AKU-së, konsumon live salçiçen “Wudy”: Janë të sigurta (VIDEO)

0

Sokol Meqemeja, përfaqësues i kompanisë “Frigo Food”, importues ekskluziv i “Wudy” në Shqipëri, deklaroi sot se produktet e kësaj marke nuk përbëjnë asnjë problem për shëndetin e konsumatorëve.

Në një deklaratë për mediat, një ditë pas njoftimit të AKU-së se këto ushqime janë të rrezikshme, ai u shpreh se kompania “Frigo Food” kërkon të sigurojë qytetarët shqiptarë që kanë përdorur produkte “Wudy” se nuk do të kenë asnjë pasojë në shëndetin e tyre.

Po ashtu, tha se ato mund të përdoren pa asnjë problem, duke respektuar në çdo rast shënimet përkatëse në etiketën e produktit.

Më pas, për të dëshmuar cilësinë e tyre, ai konsumoi salsiçe ‘Wudy’.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here