Bonusi i bebes, Rama: 128 392 të porsalindur e kanë përfituar prej janarit 2019

0

Nga janari 2019, kur nisi programi universal i qeverisë, 128 392 mijë të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

Lajmin e bëri të ditur mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se fëmijët e kanë përfituar bonusin e bebes me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur

Rama theksoi se qeveria mbështet prej janarit 2019 me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 lekë për fëmijën e dytë,120,000 lekë për fëmijën e tretë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se mbi 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të mbarë. Mbështesim prej Janarit 2019 me: 40,000 lekë për fëmijën e parë,80,000 lekë për fëmijën e dytë, 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, thekson Rama.

Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja, pavarësisht statusit social-ekonomik.

Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, pa dallim nëse kanë lindur këtu apo jashtë vendit.

Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekun e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

/ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here