BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu

0
4

Dje, pas shumë kohësh investigime dhe mbledhje materialesh, CNA.al publikoi dosjen ose dokumentin e parë të dosjes së pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, i cili rezulton të jetë një person me emër dhe mbiemër të ndryshuar, i dënuar për trafik droge në Turqi, dhe jo vetëm kaq.

Në shkrimin tonë, me fakte ne treguam sesi të dhënat e gjendjes civile ishin shkatërruar në njësinë bashkiake numër 2 dhe sesi familjarët e zotit Ndroqi kishin mbiemra të ndryshëm, Pasmaçiu. Pra, një akuzë e bërë shpesh publikisht ndaj këtij personazhi, por ai ka luftuar fort me këdo që ka mundur të thotë të vërtetën.

Në fakt, as qeveria dhe askush nuk po e sulmon Ylli Ndroqin. Edi Rama duket se po e përkëdhel bashkë më Erion Veliaj, që po përpiqen ta faktorizojnë në tregun mediatik dhe opozitar Ndroqin, një mik i ngrushtë i presidentit Meta.

Të gjithë kanë qënë prezent në aktivitetet e tij dhe prej vitesh, në institucionet shtetërore, atje ku ndodhet dosja e Ylli Ndroqit, ata janë në dijeni dhe thjeshtë dhe vetëm nuk kanë folur.

Tani për të bërë reklamë, për të shfrytëzuar situatën, Zoti Ndroqi përpiqet të justifikohet me opozitën dhe të politizojë çdo të vërtetë ndaj tij, megjithëse ska asnjë akuzë.

Por, le të shohim një tjetër dokument.

Dje ne treguam regjistrin e Gjendjes Civile të njësisë dy, i cili ishte sakatuar. Shkrimin mund ta lexoni këtu.

Gjithashtu thamë se Ylli Ndroqi është shtetasi Xhemail Pasmaçiu, pra një ish-trafikant droge i dënuar në Turqi, dhe gjithçka është publikuar në këtë shkrim të gazetës turke Hurriyet, të cilën mund ta lexoni këtu, dhe ku zoti Ndroqi nuk mund të heqë linqet dhe nuk mund të ushtrojë presion apo shantazhe, siç po bën ditët e fundit, me disa nga personat dhe bashkëpunëtorët e tij edhe ndaj nesh.

Sot po nxjerrim një dokument të dytë.

Dje dokumenti i vitit 2006 tregonte sesi ishte dëmtuar regjistri i gjendjes civile, tek njësia numër dy. Por, e shkuara nuk mund të blihet. Ditëlindja nuk mund të ndryshohet.

Regjistri i Gjendjes Civile mund të jetë në një njësi bashkiake, por ka qënë edhe në komunë, atje ku ka lindur Zoti Ndroqi, apo Xhemail Pasmaçiu.

Ka qënë në prefekturë dhe dosja është e plotë. Mund të ndryshosh emrin dhe mbiemrin tënd, por nuk mund të ndryshosh emrat dhe mbiemrat e familjes. Nuk mund të ndryshosh dot trungun, çertifikatën e lindjes.

Sot po sjellim trungun, ku trgohet qartë se në datën 11 maj të vitit 1965 ka lindur shtetasi Xhemail Pasmaçiu dhe jo ky që ne njohim publikisht, Ylli Ndroqi.

Dokumentin e keni këtu të plotë.  

Faktin e ndryshimit të emrit e ka pranuar dje publikisht edhe gazetari Ilir Demalia, një nga bashkëpunëtorëtb e Ora News, i cili ka thënë se është e vërtetë ndryshimi i emrit në vitin 1993 dhe se Zoti Ndroqi nuk mund të ishte nostradamus, për atë që i kishte ndodhur në vitin 1999. (Lexo këtu)

Në fakt ne me dokumentin e mësipërm, po tregojmë se Zoti Ndroqi nuk ka ndryshuar vetëm emrin, por edhe mbiemrin të cilin e ka ndryshuar në vitin 1997.

Pas publikimit të këtij dokumenti, ne nuk pretendojmë se gazetarët që kanë qënë edhe bashkëpunëtorë tanët, të cilët kanë thënë se do të ikin nga puna në rast se do të vërtetohet lidhja e Zotit Ndroqi dhe faktet e bëra publike ndaj tij,  do të jepnin dorëheqjen dhe s’do të pranonin të bashkëpunonin apo të paguheshin kurrë nga një ish-trafikant droge. Kjo nuk do ndodhë, por të paktën të pranojnë të vërtetën me kurajo se po bëhen qesharake, përtej palaçove publikë.

Ka një dokument të dytë dhe i ftojmë ta shikojnë me sy dhe me zemër.

Nga ana tjetër ne themi se asgjë nuk përfundon këtu. Ka edhe të tjera fakte dhe dokumenta, që tregojnë edhe gjëra më të forta, të cilat nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë në Shqipëri. Nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë në Turqi, por janë edhe përtej Adriatikut.

CNA.al do të vazhdojë të publikojë dosjen e plotë dhe nuk do të ndalemi përballë asnjë sulmi, akuze apo shantazhi që po na bëhen ditët e fundit. Fakte, fakte dhe vetëm fakte. E vërteta është një dhe vetëm një./ CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here