Borelli përfundon takimet ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin, pritet takimi trepalësh

0

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e më pas presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të hënën.

Fillimisht Borell në zyre e priti Kurtin ku pasi mbaroi me të vazhdoi me Vuçiqin.

Temë diskutimi është çëhstja e targave ku po synohet një zgjidhje para se të fillojë gjobitja e serbëve që nuk i kanë konvertuar targat në RKS, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Nga Zyra e BE-së nuk kanë dhënë ndonjë informacion se çfarë saktësisht është thënë në takimet ndaras të Borellit me Kurtin dhe Vuçiqin.

Pasi përfunduan takimet e këtij formati pritet takimi ballë për ballë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë të dielën ka thënë se “është skeptik për takimin me Kurtin”.

Por Kurti e ka respetuar takimin e Brukselit duke u shtyrë vendjmi për gjobitje për një ditë.

Në takimin trepalësh pos Borellit do të marrë pjesë edhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here