Braçe: Korrupsioni në administratën publike deformon tregun!

0

Në fjalën e tij në Kuvend deputeti socialist Erion Braçe, u shpreh se në 30 vite është ndërtuar një kapitalizëm skifterësh.

Po ashtu ai theksoi se korrupsioni i administratës publike e deformon tregun dhe e shkatërron dhe ata që vuajnë janë bujqit.

“Korrupsioni i administratës publike e deformon tregun. Mes tyre ka të paaftë, dembel, njerëz pa ambicie pa vizion. Të korruptuar , nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik dhe priren vetëm nga interesi privat .E shohin shtetin si diçka që përfitohet më shumë përtej rrogës. Këtu e 30 vite kapitalizmi i ndërtuar edhe prej këtyre njerëzve po kthehet në kapitalizëm skifterësh. Ndaj kërkohet një strehë e qetë në administratën publike, padiskutim që ligjet i janë nënshtruar reformave të thella. Por ka nevojë për ndërhyrje sërish. Javën që shkoi bërtita shumë saqë zgjova edhe njërin që fle kudo, fle edhe në arë…Por kështu do të vazhdojmë ne. Vazhdoj ta kërkoj me forcë që ne na duhet bursa një instrument ku njerëzit janë të bindur dhe të mbrojtur,. E përsëris, për 30 vite kemi ndërtuar një kapitalizëm skifterësh”, tha Braçe.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here