Britani, shoferët që shkaktojnë aksidente fatale derisa përdorin celularë do të ndëshkohen me burgim të përjetshëm

0
22

Në Britaninë e Madhe, shoferët që shkaktojnë aksidente fatale derisa përdorin celularë do të ndëshkohen me burgim të përjetshëm.

Sipas lajmit të BBC, në fillim të vitit të ardhshëm një projektligj që parashikon dënime të rënda për shoferët që shkaktojnë vdekje për arsye se kanë përdorur celularë ose kanë vozitur shpejt pritet të sillet ne axhendën ditore të parlamentit.

Projektligji parasheh që shoferët që kanë shkaktuar aksidente fatale për arsye se kanë përdorur celularë, kanë lëvizur me mbishpejtësi ose kanë hyrë në garë të shpejtësisë, do të dënohen me burg të përjetshëm.

Gjithashtu edhe shoferët që shkaktojnë fatalitet me ndikimin e drogës do të ndëshkohen me burg të përjetshëm.

Sipas ligjeve aktuale dënimi më i lartë është 14 vjet për krimet në fjalë.//AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here