Bullizohej në rrjetet sociale, shikoni reagimin e tifozit kur takoi Nejmarin (Video)

0

Nejmar ndodhet në grumbullim me kombëtaren, por nuk harron dhe fansat e tij. Braziliani u takua me një tifoz, i cili u bullizua nëpër rrjetet sociale.
Tifozi quhet Bruninjo dhe luan me të rinjtë e Santosit. Djaloshi mori shumë ofendime, pasi kërkoi bluzën e portierit të Palmerasit, pasi këta të fundit kishin mundur Santosin me rezultatin 2-0.

Si pasojë e kësaj, ai shpërndau në rrjetet sociale një video, ku reagonte për ofendimet që kishte marrë. Ky veprim gjeti mbështetje nga shumë yje të sportit.

Nejmar ndërkohë pati mundësinë ta takonte Bruninjon dhe ky i fundit nuk i përmbajti lotët. Sulmuesi i dha një bluzë të firmosur si kujtim. 30-vjeçari mori shumë vlerësim për gjestin e bërë.

Brazili tashmë ka siguruar një biletë për në Botëror, dhe ndeshjen e ardhshme kundër Argjentinës do ta luajë vetëm për prestigj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here