Burgoset papagalli në Brazil, ja kush është arsyeja

0
3

Mund t’ju duket e rrallë por në Brazil është burgosur edhe një papagall. Sipas policisë, ai paralajmëronte shpërndarësit e drogës që të largoheshin sapo shihte një makinë policie.

Autoritetet thonë se papagalli është kapur teksa ka paralajmëruar dy shpërndarës droge, duke i prishur kështu policisë një operacion të befasishëm.
“Kur zogu me pupla të gjelbra pikasi oficerët në shtëpinë e pronares së tij në Teresina, klithi sa pati në kokë: Mama, Policia”, shkruan The Guardian.

Sipas policisë braziliane, pas arrestimit papagalli në fjalë ka kyçur gojën duke vazhduar të tregojë besnikërinë e tij ndaj pronarëve.

The Guardian citoi një gazetar vendas, i cili tha se zogu nuk donte të fliste me oficerët e policisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here