Burgoset përjetë burri monstër që vrau gruan duke i lëshuar kobrën, për ti marrë pasurinë (fotot)

0

27 vjeçari P. Sooraj vrau me kafshimin e gjarprit hlemues gruan e tij 25 vjecare Uthra, në mars 2020 për të marrë pasurinë e saj e për t’u martuar me një grua tjetër, raportojnë mediat vendase.

Për të realizuar planin e tij djallezor Sooraj bleu fillimisht një nepërkë në 2020. Ai e lëshoi kafshën qe kafshoi Uthra, por gruaja mbijetoi dhe u zhvendos në shtëpinë e prindërve të saj pas disa javëve në spital.

Dy muaj më vonë ai përsëriti planin e tij por kësaj here kishte blerë një kobra dhe ia arriti qëllimit.

Familja e të ndjerës dyshuan ndaj bashkëshortit kur ai kishte tentuar të tranferonte pasuritë në emër të tij. Por më vonë edhe një shitës gjarpërinj dëshmoi në gjyq për shitjen e kafshës helmuese me të cilën Sooraj kreu vrasjen e bashkëshortes 25-vjeçare./top channel

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here