Çaji me gjethe ulliri, sekreti i jetës

0

Çaji i gjetheve të ullirit njihet si sekreti i jetesës së gjatë të mesdhetarëve. Ulliri është një frut, emri i të cilit përmendet në Kur’an. Përveç frutit, edhe gjethet e çajit janë burim shërimi. Instituti Amerikan i Studimeve mbi Kancerin këshillon përdorimin e këtij çaji si një antibiotik natyral.

Pema e ullirit, si me frutat, ashtu edhe me gjethet e tij, ndoshta është pema më e pasur me shërim në natyrë. Në veçanti dihet se që prej kohëve të hershme njerëzit përfitojnë nga këta anë shëruese të ullirit dhe në mjekësi përdoret në funksionin e kuruesit.

Edhe ju konsumojeni çajin e ullirit në shtëpitë tuaja që të gjeni shërim për shumë sëmundje.

Cilat janë sëmundjet që ndikohen pozitivisht nga përdorimi i çajit të gjetheve të ullirit?

– Ndikon pozitivisht mbi sëmundje si menengiti dhe hepatiti.

– Dihet se është mjaft i dobishëm në aspekt të shumë sëmundjeve. Në veçanti është i dobishëm për tensionin.

– Kuron në masë të konsiderueshme diabetin dhe tuberkulozin në saje të përbërësve të fuqishëm.

– Zotëron veçorinë e luftimit ndaj sëmundjes së periudhës.

  • Mundëson që trupi të fitojë energji në një formë të shpejtë.
  • Zotëron veçori antibakteriale. Mbron muret e qelizave dhe forcimin e sistemit të imunitetit.

Receta e çajit të gjetheve të ullirit

Hidhni vetëm 15-20 gjethe ulliri në gjysmë litri ujë, ziejeni dhe më pas lëreni të avullojë për pak kohë.

Nëse kur ta pini do të ndieni një hidhësirë në shijen e çajit, mund të shtrydhni pak limon në të ose të shtoni pak mjaltë.

Si vaji i ullirit, ashtu edhe çaji i gjetheve të ullirit janë burim shërimi për të gjithë sëmundjet që ju vijnë në mendje. Po ashtu janë të përshtatshëm për përdorim të shpeshtë.

Mirëpo përdorimi i këtij lloji të çajit përdoret jo për përdorim kurimi, por si ndihmës në kurim. Në përdorimin e gjethit të ullirit nuk zhvillohet ndonjë lloj reaksioni alergjik.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here