Çavuşoğlu zhvilloi bisedë telefonike me Osmanin në lidhje me aksidentin në Bullgari

0

Ankara
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, lidhur me aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Çavuşoğlu në bisedën e tij me Osmanin shprehu ngushëllime për viktimat.

Sipas informacioneve të fundit, 46 persona, përfshirë 12 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë autobusin e aksidentuar në rajonin e fshatit Bosnek në afërsi të qytetit Pernik në perëndim të Sofjes.

Bëhet e ditur se autobusi dje është nisur nga Stambolli ndërsa rreth orës 21:00 ka hyrë në Bullgari.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here