Çfarë duhet të hajë një burrë në mëngjes për shëndet të fortë?

0

Ekspertët thonë se genet janë përcaktuese për vetëm 30% të shëndetit të një burri.

Pjesa tjetër përcaktohet nga stili i jetesës.

Tek ky i fundit përfshihet padyshim edhe ushqyerja, racionet dhe vaktet.

Ndër vaktet më të rëndësishme për shëndetin e një burri (por edhe të cdo njeriu patjetër) është mëngjesi.

Një studim i vitit 2019 të cilit i referohet AgroWeb.org, shpjegon se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e atakut në zemër mbi moshën 45 vjeçare me thuajse 27 përqind.

Për më tepër, burrat që nuk hanë mëngjes dhe hanë darkë të vonë përballen me një rrezik shumë të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një burrë duhet ngrënë minimalisht 2 orë para gjumit.

Çfarë Duhet Të Hajë Një Burrë Për Mëngjes
Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për burrat që të kenë një mëngjes energjik janë:

Domatet
Salmoni i pjekur
Tërshëra
Barishtet
Vezët e ziera
Salçiçet me mish gjel deti
Gjalpi i arrorrëve
Avokado
Kosi
Gjiza
Ekspertët këshillojnë që një burrë të ushqehet mirë dhe bollshëm për mëngjes.

Një vakt minimal për tekat e një burri, por i mirë për shëndetin e tij duhet të përbëhet nga produkte bulmeti (qumësht, kos, djathë), një burim karbohidrati (bukë drithi të plotë, petullë apo drithëra) dhe fruta të plota.

Disa Ide Të Thjeshta Për Vakte Të Nevojshme
Ekspertët e AgroWeb.org, këshillojnë alternativa të tilla të shëndetshme për ushqyerjen e një burri.

mëngjes – dy feta buke me drith të plotë të thekura, një domate, një gotë qumësht dhe një racion fasule shoqëruar me një mollë dhe një kafe.
drekë – 65 gramë mish të pjekur, sallatë jeshile, ose mikse, një fetë djathë dhe dy feta buke drithi të plotë.
pasdite – një grusht me arrorë të ndryshëm dhe një kafe me qumësht.
darkë – 100 gramë peshk, një racion pilaf, një patate e zier, gjysëm racioni kungulleshka të tiganisura ose ziera dhe gjysëm racioni brokoli të zier.
mbrëmje – sallatë frutash dhe 100 gramë kos pa yndyrë. /AgroWeb.org

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here