Çfarë fshehin grekët pas Fredi Belerit?

0
10

Edhe pse prej më shumë se 100 vjetësh jemi krijuar si shtet, duket se fqinjët vazhdojnë të intensifikojnë punën për të pasur ndikim në zonat e jugut.

Janë të njohura metodat që janë përdorur dhe përdoren nga shteti grek për të krijuar një klimë të atillë që të duket se jugu është i gjithi me minoritete, kur në fakt është krejt e kundërta.

Për të arritur këtë qëllimi, fqinji jonë që nuk i ka ulur asnjëherë pushkët e propagandës dhe makinacioneve ndaj vendit tonë, ka nisur edhe lëvizjet e saj.

Kjo edhe falë disa personave në Shqipëri, që gjakun e kanë bërë uji, dhe janë shitur tek grekët për t’u përdorur sa herë që ata kanë nevojë.

Flamurin e zellit dhe shërbëtorit të qëllimeve greke e mban as më pak e as më shumë se vetë Fredi Beleri, një emër ky i njohur nga të gjithë shqiptarët si antishqiptar.

Burime për Descript.al bëjnë me dije se Beleri po promovohet fuqishëm nga qarqe të shtetit grek që ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe zyrtarisht në Shqipëri, për ta futur në Parlamentin e ardhshëm, përmes zgjedhjeve në 2021, duke e bërë deputet.

Madje, investimi i tyre tek Fredi Beleri duket se është shumë i madh dhe afatgjatë, pasi mendohet se nëse nuk arrijnë dot që ta bëjnë deputet, të mundin për ta nxjerrë kryetar të Bashkisë së Himarës, çka do të ishte një lëshim i madh i shtetit shqiptar ndaj qëllimeve të zeza greke.

Fredi Beleri duhet të ndalohet nga shteti shqiptar që të ushtrojë veprimtarinë e tij të paepur, ditë e natë kundër Shqipërisë.

Lidhjet e vjetra të Belerit me përfaqësues të partive dhe organizatave ekstremiste greke që promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë janë të vjetra, e madje ata kanë qenë edhe në Himarë për të bërë fushatë për të.

Nuk do të jetë aspak e paparashikueshme që me investimin e Fredi Belerit për të marrë pozita drejtuese në Himarë, do të angazhohen dhe do të fillojnë të dalin në skenë grupet ekstremiste të politikës greke të cilët janë nxitësit e marrëdhënieve të ftohta midis dy vendeve.

Do të ishte një rënie e shteti shqiptar me kuptimin e plotë të fjalës, pranimi i Fredi Belerit për të kandiduar qoftë në zgjedhjet vendore, qoftë edhe në ato lokale.

Jo vetëm për aktivitetin e tij të njohur kundër Shqipërisë, por edhe sepse Beleri është i akuzuar për përfshirjen në masakrën e Pëshkëpisë në 1994, ku 8 persona sulmuan nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”, u futën në territorin shqiptar, duke sulmuar një repart ushtarak.

Si pasojë e sulmit, mbetën të vrarë dy ushtarë shqiptarë, tre u plagosën, ndërsa dhjetëra u traumatizuan, pasi reparti kishte 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur.

Shteti shqiptar duhet të veprojë ashtu siç veproi në 2019, kur ja ndaloi kandidimin Fredi Belerit për kryetar bashkie në Himarë.

Bëmat e një antishqiptari

Sigurimi grek ka dokumente që Beleri ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë

Gjatë kohës që ishte në burgun Koridhalos rreth 18 muaj, Fredi Beleri ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë. Gjatë kohës së burgut në dhomën ku ka qenë Beleri, kanë qenë të infiltruar agjentë grekë dhe të një vendi perëndimor të cilët siguruan dëshmi se kush qëlloi mbi ushtarët shqiptarë.

Aktivitetet e Fredi Belerit pas burgut

Në 28 Shtator 2003, Rinia e Partisë Fronti Grek që e drejtonte deputeti i sotëm Maqi Voridhis, organizoi një “nderim me mirënjohje” për Himarën me motivacionin për mbajtjen gjallë të çështjes kombëtare greke; në këtë aktivitet ishte i ftuar nderi Fredi Beleri.

Më 5.11.2007, ora 18.00, e Hënë, u mblodhën para ambasadës së Shqipërisë në Athinë përfaqësues të shoqatës “Bashkimi Himariot”, të udhëhequr nga Fredi Beleri, Angjelo Kokaveshi dhe nga deputeti i Kuvendit grek të partisë LAOS, Athanasios Plevris, (deri 15 Janar 2015, Athanasios Plevris ishte deputet i partisë Demokracia e Re e Samaras. Athanasios është djali i ekstremistit të njohur fashist Kostandin Plevris. E gjithë karriera politike e Athanasios i takon babait të tij i cili ka lidhje të ngushta që në rininë e tij me grupet fashiste greke, të Agimit të Artë, Frontit Grek etj). Ata protestuan për ligjin 7501 të 1991, në lidhje me privatizimin e tokave.

Më 18 Janar 2009, Fredi Beleri mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Revista PATRIA, e cila nderoi me mirënjohje disa figura ekstremiste greke si: deputetin e LAOS, Makis Voridhis, deputetin LAOS, Athanasios Plevris dhe Fredi Belerin, kryetarin e Bashkimit të Himariotasve.

Fredi Beleri më 19 Janar 2009, në Athinë mori pjesë në festën e shoqatës Rinia e Vorio Epirit, në këtë shoqata ai ka qenë i anëtarësuar që më 1992.

Në 8 Shkurt 2009, Fredi Beleri mori pjesë në aktivitetin që organizoi partia ekstremiste greke LAOS e Karaxhaferit, me rastin e 50 vjetorit të Autonomisë së Vorio Epirit, ku mbajti edhe një fjalim provokativ ndaj Shqipërisë.

Në Korrik 2011, Fredi Beleri dhe shumë drejtues të organizatave ekstremiste greke u takuan në Janinë 5 ditë në Seminarit e Epiriotasve të Botës. Atje ishin shumë figura ekstremiste greke si greko-amerikani Nikolla Geixh, Babis Karathanos, etj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here