Çfarë po ndodh me Ali Asaf? Fansat nxehen keq me të

0
5

Gokhan Alkan, aktori që e ndjekim çdo ditë në telenovelën “Rrahje Zemre”, është ndeshur me zemërimin e publikut pas një skene në film ku ai godet një punonjës policie. Pas reagimeve dhe kritikave të ashpra nga publiku, aktori është detyruar të mbajë një qëndrim publik për këtë.

“Policia, ushtria dhe rojet janë shumë të rëndësishëm për mua. E kuptoj që të gjithë janë shumë të ndjeshëm ndaj një teme të tillë, por ky është një serial dhe duhet të bësh atë që thuhet në skenar.

Historia duhet treguar ashtu siç është. Të gjithë e dimë se situata të tilla nuk duhet të ndodhin në realitet, por kjo është diçka fictive. Unë personalisht kërkoj falje nga zemra dhe them se këtë nuk do ta bëja kurrë. Policia dhe ushtria janë gjithmonë të parët për ne.”- është shprehu aktori./paloma.net

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here