Chelsea nuk i ndahet Interit, kërkon 3 lojtarë, nënkampionët e Italisë rezistojnë

0

Chelsea po përpiqet që të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me Interin. Blutë e Londrës ndihmuan shumë nënkampionët e Italisë para pak javësh, duke iu dhënë në huazim sulmuesin Romelu Lukaku.

Tashmë, klubi gjigand i Premier League ka vendosur të “trokasë” te ekipi milanez për shërbimet e disa futbollistëve. Chelsea ka shfaqur interesim për Cesare Casadei.

Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, një tjetër emër që po ndiqet me interes është edhe Danzel Dumfries. Londinezët kanë ofruar 25 milionë euro për mbrojtësin anësor, por nuk mjaftojnë, pasi nevojiten 45 milionë euro.

Chelsea nuk ndalet me kaq, pasi mund të ofrojë 70 milionë euro për Milan Skriniar. Të presim e të shohim.

Uu

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here