Çifti i aktorëve anulojnë ndarjen, tërheqin padinë për divorc

0
4

Ata janë një nga çiftet më të dashur të showbizit botëror, por martesa e tyre nuk ka qenë gjithnjë e qetë. Megjithatë çifti i aktorëve Meghan Fox dhe Brian Austin Green kanë anuluar përfundimisht kërkesën e bërë në gjykatë për divorc.

Ata kanë 9 vite të martuar së bashku, por martesa e tyre ka patur shumë ulje-ngritje. Në vitin 2010 ata publikuan lajmin se do të ndaheshin, por në vitin 2015 surprizuan të gjithë kur njoftuan lindjen e djalit të tyre të tretë Journey, çka tregoi se në fakt ishin kthyer së bashku.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë u publikua në media lajmi se Fox dhe Green i kishin rinisur procedurat për divorc, por sipas revistën së njohur “Elle” më në fund ata kanë vendosur ta tërheqin pas këtë kërkesë për të vijuar bashkë.

Më herët në vitin 2018 aktori i njohur për rolet e tij të shumta u shpreh rreth martesës. “Martesa është e vështirë. Është punë mendoj, për këdo. Kur arrin në pikën që ke tre fëmijë, ia del ditë pas dite. Ne kemi 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë”,-tha ai.

Nuk dihet nëse do të ketë zhvillime të tjera sa I përket marrëdhënies së dy aktorëve të njohur.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here