Cilësia e një universiteti duket në kohë të vështirë/ University Of New York of Tirana numër një edhe në arsimin në distancë

0
3

Vendi jonë po kalon një kohë të vështirë për shkak të frikës nga virusi Covid-19 dhe arsimi është sektori kyç dhe më i ndikuari në këto raste. Por megjithatë institucione serioze të arsimit që operojnë në Shqipëri, ashtu si Maarif Schools of Albania e kanë të lehtë tejkalimin e kësaj situate, kjo falë dhe përvojës së madhe.
Një nga shkollat e këtij fondacioni arsimor, University of New York of Tirana, ka nisur të aplikojë me sukses arsimin në distancë për studentët. Në këtë mënyrë ky institucion tregoi edhe njëherë lartësinë në arsimin e lartë në Shqipëri.

Përmes platformës e-Learning ky universitet arrin tw shkojw në shtëpinë e çdo studenti dhe në këtë mënyrë nuk humbet asnjë orë mësimi. Përmes kësaj platforme, pedagogët kanë mundësi të shpjegojnë mësimin online dhe studentët ta dëgjojnë atë nga shtëpitë e tyre, veprim i cili ka fituar madje edhe pëlqimin e studentwve.
Përmes një deklarate për frekuenca.com, rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. İsmail Kocayusufoğlu, vuri në dukje rëndësinë që institucioni që ai drejton i jep arsimit. Ai theksoi gjithashtu se krahas arsimit, universiteti që ai drejton, me këtë platformë ka treguar edhe njëherë vlerësimin që ka për studentët, punonjësit dhe jetën e tyre të përditshme. Kocayusufoğlu tha gjithashtu se përmes kësaj platforme ata i vijnë në ndihmë edhe nga ana psikologjike studentëve të tyre.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here