Çokollata aktivizon lumturinë

0

Një studim ka arritur në përfundimin se çokollata është një parandaluese e gjëndjes së mërzisë.

Shumë njerëz kalojnë gjëndje stresuese gjatë ditës për shkak të punës apo situatave ku ndodhen dhe konsumimi i çokollatës parandalon stresin duke ulur nivelin e gjëndrave nervore dhe duke aktivizuar gjenin përgjegjës të lumturisë.

Por përtej gjëndjes së stresit, çokollata është “shërimi” i mërzisë. Britanikët janë një nga popujt që mërziten më tepër ndaj ata kanë gjetur metodën më të mirë për të kaluar këtë situatë duke ngrënë çokollatë.

Ndjenja e lodhjes është një nga arsyet që mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore ndaj britanikët mbajnë gjithmonë në çantë çokollatë.

Doktor Meg Arroll i cili është një psikolog i specializuar mbi shëndetin thotë se  “ Njerëzit e kanë të vështirë të bëjnë ndryshime mbi dietën e tyre ushqimore pasi e anashkalojnë kujdesin për shëndetin derisa sëmuren.  Duhet të punoni fort për shëndetin tuaj duke mos lënë pa ngrënë peshkun, frutat dhe perimet”.

Gjithashtu përveç çokollatës dhe vlerave të saj, këshillohet të bëni një udhëtim të largët, të shkoni në një festë dhe të hani ushqim.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here