Covid-19/ Ja se si të shmangni avullin tek syzet kur përdorni maskë

0
66

Mbajtja e maskës është një nga masat parandaluese për të penguar përhapjen e pandemisë. Por për personat që mbajnë syze, ekziston një “efekt anësor” mjaft i bezdisshëm.

Në momentin që vendosni maskën mund të keni vërejtur se fryma e ngrohtë krijon kondensim dhe veshje të xhamave të syzeve.

Por mos u shqetësoni pasi ka disa mënyra për ta parandaluar këtë fenomen.

Provoni të lëvizni maskën e fytyrës lehtësisht poshtë, kështu që ka më shumë hapësirë midis skajit të maskës dhe syzeve. Kjo do të thotë që fryma e ngrohtë ka mundësi që të shpërndahet përpara se të krijojë avull në xhamin e syzeve tuaja. Sigurohuni që maska ende mbulon hundën dhe gojën, përndryshe është e kotë.

Një mundësi tjetër është që ta tërhiqni pak maskën lart, kështu që skaji i sipërm ulet nën syzet tuaja. Përsëri, kjo lejon që fryma juaj e ngrohtë të mos përhapet tek xhamat.

Lani syzet tuaja me sapun dhe ujë: Sapuni, sipas ekspertëve, parandalon avullin. Menjëherë para se të vendosni një maskë për fytyrën, lani syzet me ujë dhe sapun, pastaj lërini të thahen.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here