Covid-19/ Maqedonia e Veriut nis fushatën e testimit të nxënësve në shkolla, Filipçe: Nuk përjashtojmë mundësinë e shtrëngimit të masave

0

Maqedonia e Veriut do të mundësojë testimin në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare për nxënësit për të parë nëse në mesin e tyre ka raste asimptomatike si dhe nëse virusi shpërndahet brenda shkollave. Që kjo gjë të shihet në afat të më shkurtër, Filipçe apeloi deri te prindërit që të shprehin pajtueshmëri për testimin e fëmijëve të tyre.

“Marrë parasysh se metodologjia është gati, nga nesër së bashku me MASH do të fillojmë të kërkojmë pajtim me shkrim nga ana e prindërve të sipas metodologjisë. Unë besoj se deri në fund të kësaj jave dhe fillimin e javës që vjen ajo do të sigurohet me qëllim që gjatë javës së ardhshme.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve për një valë të re të virusit, Filipçe tha se nuk pritet përkeqësimi i gjendjes epidemiologjike. Ndërkohë ulja e interesit të qytetarëve për tu vaksinuar me dozën e parë, mund të sjellë vendosjen e masave shtesë.

“Ndonjë valë e fuqishme nuk do duhej të ketë, por kjo s’do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndjekim situatën. Për momentin përpos fushatave dhe masave restriktive, disa shtete e kanë vendosur që vaksinimi të jetë i detyrueshëm posaçërisht në disa sektorë. Ne ende nuk mendojmë për një masë të tillë por asgjë nuk përjashtohet”, theksoi Venko Filipçe.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here