Covid dhe pasojat e tij me ankthin e depresionin, pacientët mirënjohës ndaj mjekes së njohur neurologe Luljeta Lleshi: Na ktheu shpresën për jetën!

0

Stresi, ankthi apo depresioni janë disa prej pasojave, që lë pas Covid-19 te pacientët e prekur, e që cdo ditë e më shumë, të rinjtë por jo vetëm, po i drejtohen mjekut për ndihmë.

Një ndër ta është edhe mjekja e mirënjohur neurologe, Luljeta Lleshi, e cila në këto ditë të vështira të pandemisë, është parë si një dritë shprese për shumë pacientë të saj. Luljeta Lleshi mban titujt, profesore, doktore, pedagoge, neurologe, personalitet i veçantë në fushën e mjekësisë.

Të shumta janë letrat e mbërritura në adresën e redaksisë së ‘BalkanWeb’, që kërkojnë të publikohen si shenjë falënderimi ndaj mjekes Luljeta Lleshi, për punën e palodhur të saj, e ndihmesës së vyer.

Ata thonë se ditët e covid-19, por edhe pas tij gjatë rikuperimit, kanë mundur t’i kalojnë më qetë falë ndihmesës së mjekes së mirënjohur neurologe, dhe se kanë gjetur zgjidhje në një kohë të shkurtër për problemet e tyre, duke theksuar madje se kanë ndërruar mjekë të ndryshëm, po zgjidhje kanë marrë te znj.Lleshi.

Luljeta Lleshi është mjeke e njohur në fushën e neurologjisë. Me një karrierë të gjatë e të shkëlqyer mbi supe ajo numëron plot histori suksesi me pacientët e saj. Me profesionalizmin e saj ndër vite, Lleshi i ka gjetur zgjidhje shumë problematikave të shumë pacientëve që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here