Covid i merr jetën çiftit me 5 fëmijë, nuk i vendosën dot as emrin vajzës së porsalindur

0

Planet e këtij çifti u shkatërruan nga COVID. Virusi i mori jetën Daniel dhe Davy Macias një javë pas lindjes së vajzës së tyre.

Ata kishin vendosur të gjenin emrin për vajzën sapo të shëroheshin, por sëmundja nuk i la të shijonin krijesën e tyre.

Nëna vdiq nga komplikimet prej Covid-19. Dhe gati dy javë pasi ajo vdiq humbi jetën dhe burri i saj.

Davy Macias ishte 37-vjeç dhe Daniel Macias ishte 39 dhe lanë pas pesë fëmijë, të moshës 7, 5, 3, 2-vjeç dhe 3 javë.

Të dy janë midis më shumë se 660.000 njerëzve në SHBA që kanë vdekur nga koronavirusi. Davy Macias nuk ishte e vaksinuar sepse ishte shtatzënë, por ishte e paqartë nëse Daniel ishte vaksinuar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here