Covid, numri i rasteve të infeksionit në botë në pragun e 5 milionë! Rreth 92 mijë viktima në SHBA

0
2

Pothuajse 4.9 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirus.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën nga Covid është 323 226.

Në Europë, vendi më i prekur përsa i përket rasteve me koronavirus është Rusia, me 299.941 raste të konfirmuara, ndërsa përsa i përket numrit të vdekjeve, në epërsi është Britania e Madhe me 35.422 viktima për shkak të Covid-19.

Regjistrohen 1.574 viktima të tjera në SHBA në 24 orë

Janë raportuar 1.574 vdekje shkaktuar nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë është 91 921 kurse numri i përgjithshëm i rasteve Covid është rritur në 1.528.568.

Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 20260 raste të reja.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here