COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 234 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

0
47

2862 testime, 634 të shëruar, 234 raste të reja dhe 5 humbje jete, është ky bilanci i publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën e Covid 19 në 24 orët e fundit në vend

Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 234 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 – 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore 234
Të shëruar në 24 orë 634
Të shtruar në spitale 192
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2862

Testime totale 594,452
Raste pozitive 128,752
Raste të shëruara 98,903
Raste Aktive 27,523
Humbje jete 2,326
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19673
Fier 2361
Durrës 1161
Gjirokastër 1122
Shkodër 932
Korçë 726
Vlorë 572
Dibër 341
Kukës 315
Elbasan 215
Berat 56
Lezhë 49

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here