CR7 pozitiv me COVID-19, ankth në përfaqësuesen portugeze, dridhet edhe Real Madrid

0
5

C.Ronaldo i bashkohet dy lojtarëve të tjerë të përfaqësueses portugeze, Anthony Lopes dhe Jose Fonte, të cilët më herët kishin rezultuar pozitiv. Shqetësues është fakti se vetëm një ditë më parë sulmuesi i Juves ishte për darkë së bashku më të gjithë shokët e tjerë të kombëtares, CR7 nuk ishte ende në dijeni se ishte infektuar. Pavarësisht se lojtarët e tjerë rezultuan negativ në tamponët që iu nënshtruan ditën e sotme, frika është e madhe pasi virusi mund të jetë në ditët e para, i duhet kohë që të shfaqet, të gjithë priten ti nënshtrohen një tjetër testi me tamponë për të kuptuar nëse janë infektuar.

Në Spanjë ngrenë alarmin pasi Ronaldo mund të ketë infektuar edhe kapitenin e Realit, Sergio Ramos, të dy u panë bashkë në përfundim të sfidës Portugali-Spanjë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here