Cristiano Ronaldo rrezikon skualifikimin e radhës

0

Cristiano Ronaldo u kthyer të luajë me Real Madrid në kampionat pas pezullimit prej pesë ndeshjes, por tani ai mund të penalizohet përsëri.

Nuk ka qenë një kthim pozitiv për “Topin e Artë”, me madrilenët që kanë pësuar një humbje befasuese 1-0 në shtëpi nga Betis.

Portugezi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, siç tregojnë edhe 12 goditjet e bëra drejt portës pa gjetur golin. Megjithatë, problemi i vërtetë për 32-vjeçarin mund të jetë episodi i verifikuar në pjesën e dytë.

CR7 ka humbur kontrollin e topit pas një ndërhyrjeje të Mandi. Pasi ky i fundit i ka marrë topin, Ronaldo i ka shkelur këmbën. Arbitri nuk e ka parë këtë moment, për këtë arsye asnjë masë nuk është marrë gjatë ndeshjes. Për rrjedhojë, ky episod mund të shqyrtohet nga disiplina e futbollit spanjoll, siç ndodh me të gjitha rastet që i shpëtojnë vëmendjes së arbitrave.

Ndërkohë, humbja e pësuar kundër Betis ka qenë një goditje e madhe për Real Madrid, që tani është shtatë pikë larg Barcelona-s. Ka qenë ish-portieri i Real, Antonio Adan, arsyeja kryesore pse lojtarët e Zidane nuk kanë arritur të shënojnë, duke realizuar pritje të jashtëzakonshme kundër Isco, Tono Kroos dhe duke ndaluar goditjen spektakolare me thembër të Garth Bale. Kështu, për herë të parë në 74 ndeshje, madrilenët nuk kanë arritur të shënojnë gol.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here