Dalin pamjet e para, momenti kur sulmohet me breshëri plumbash makina e ambasadorit italian

0
30

Janë publikuar pamjet nga momenti i sulmit që i është bërë ambasadorit italian, Luca Attanasio, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme në Kongos.

Në video shihet momenti, ku disa persona të armatosur i dalin para makinës së ambasadorit dhe qëllojnë me bredhëri plumbash.

Ambasadori Attanasio po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në qytetin Kanyamahoro, kur është sulmuar nga disa persona.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë ambasadori, një polic që e shoqëronte dhe shoferi i makinës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here