Dalin pamjet nga atentati në Milot/ Me skafandra dhe kapuça në kokë, momenti kur autorët në motor hapin zjarr ndaj 45-vjeçarit

0
24

Pamjet që shihni tregojnë momentin e atentatit ndaj 45-vjeçarit dje në Milot. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ momentet kur dy persona me motor qëllojnë ndaj Ylli Ibrahimit, i cili gjatë sulmit me armë ishte i shoqëruar nga 2 persona të tjerë. Ibrahimi u plagos me armë zjarri, ndërsa u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Në pamjet në fjalë të siguruara ekskluzivisht për ‘BalkanWeb’ shihet se si tre persona, përfshi objektivin, ecin të qetë në trotuar, ndërkohë që në kamerat e sigurisë së një biznesi përballë kanë filmuar momentin kur në rrugë shihet një motor me dy persona me skafandra dhje kapuç në kokë, që ecën me shpejtësi, ndërsa njëri prej tyre hap zjarri ndaj 3 personave, ku i plagosur ka mbetur Ibrahimi.

Gjithçka ndodh në pak skedona, në një rrugë të populluar, ndërsa në pamje shihet se ka pasur dhe kalimtarë të tjerë në momentin e atentatit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij sulmi me armë, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve të krimit.
(BalkanWeb)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here