David Silva sezonin tjetër do të luajë për Inter Miami

0
4

David Silva në fund të sezonit do të transferohet nga Manchester City në klubin amerikan Inter Miami.

Para fillimit të këtij sezoni, mesfushori spanjoll vazhdoi kontratën me kampionin anglez për një vit dhe konfirmoi se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Manchester City.

Siç njoftojnë mediat angleze, 33-vjeçari Silva tashmë ka arritur marrëveshje me klubin Inter Miami, pronar i së cilit është David Beckham, andaj do të vazhdojë karrierën e tij të pasur në ligën amerikane.

Silva filloi karrierën e tij në Valencia, ndërsa në vitin 2010 kaloi në Manchester City për 28,7 milionë euro. Deri më tani, për klubin anglez ai ka zhvilluar 416 ndeshje, ku ka shënuar 74 gola dhe 136 asistime.

Për kombëtaren e Spanjës, Silva ka shënuar 125 paraqitje dhe ka shënuar 37 gola, ndërsa ishte kampion botëror në vitin 2010, si dhe kampion i dyfishtë evropian në vitet 2008 dhe 2012./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here