Debate te “Siguria”, Noka: Jeni mbytur me drogë, Felaj: Mos fol pa fakte

0

Dhuna në familje është diskutuar në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, duke ngjallur jo pak debate.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, Altin Qato tha para anëtarëve të komisionit se, policia po analizon rastet dhe po studion mënyrën e ndërhyrjes. Ati shtoi se për goditjen e rasteve të dhunës në familje nuk mjafton vetëm policia, por duhet edhe partneritet mes aktorëve të tjerë.

Por deputeti i PD, Flamur Noka ka ndërhyrë, duke u shprehur se “Kjo polici është e mbytur me drogë, qytetarët nuk kanë besim, pasi në polici janë kthyer të gjithë të inkriminuarit”.

Ndërsa, deputetja socialiste Elona Gjebrea tha se denoncimet në polici për dhunë në familje, janë rritur.

Më tej Noka hodhi akuza mbi drejtuesit e policisë, duke thënë se janë të përfshirë në kultivimin e drogës.

“Të gjithë e dinë se kupola e policisë ka qenë e përfshirë në kultivimin e drogës. Këtë e thonë edhe raportet e ndërkombëtarëve, u shpreh Noka.

Nga ana e saj kryetarja e komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj tha se nuk mund të flitet pa fakte. “Duhet të ballafaqohemi me të dhëna konkrete”, iu drejtua Felaj Flamur Nokës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here